December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Pesë artistët e rinj që morën statusin ‘Big’ në “Kënga Magjike” – Telegrafi

1 min read

Mbrëmë (e mërkurë) ka nisur festivali madhështor “Kënga Magjike”.

Në natën e parë gjysmëfinale të edicionit të 22-të, pesë artistë të rinj arritën të kalonin në kategorinë e artistëve ‘Big’.

Andrea Vatahaj, Kras, Martina Sereqi, Urban Band dhe Nikin – ishin artistët që arritën të merrnin votën e jurisë – e cila ishte e përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Arben Skënderi, Markelian Kapidani dhe Kozeta Kurti.

[embedded content]

Dje u mbajt nata e parë gjysmëfinale, kurse sonte vazhdon me natën e dytë dhe më 29 maj do të mbahet finalja e madhe.

Lexo po ashtu:

Sivjet, prezantuese e festivalit ishte artistja Marsela Çibukaj përkrah producentit dhe autorit Ardit Gjebrea.

[embedded content]

Këtë edicion po ashtu janë edhe tetë artistë ‘Big’ ndërkombëtarë nga Greqia, Italia, Kroacia, Spanja, Belgjika dhe Gjeorgjia që do të performojnë në “Kënga Magjike”.

Kujtojmë që Eneda Tarifa ishte fituesja e edicionit të 21-të të “Kënga Magjike” duke përmendur që vitin e kaluar u anulua për shkak të pandemisë së coronavirusit. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi