December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Pesë të lënduar në një aksident në Dobërdol të Podujevës

1 min read

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy automjeteve në lëvizje.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dobërdol të Podujevës rreth orës 20:00.

Kështu bëri të ditur për klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 20:00 në fshatin Dobërdol të Podujevës, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjeksore kanë kerkuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Burimi i lajmit: Klan Kosova