December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Pjanic blerja më e keqe, Benzema MVP dhe Pedri zbulim i sezonit – GazetaBlic

2 min read

Një vit më parë shkëmbimi, Pjanic-Arthur u konsiderua një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së futbollistëve. Një vendim që mendohej se do t’i shtonte cilësi mesfushës së Barcelonës dhe fleksibilitetin lojës së Juventusit. Megjithatë, Pjanic te “blaugranat” dhe Arthur te bardhezinjtë nuk i kanë përmbushur pritshmëritë, duke vënë në dyshim serioz dobinë e tyre taktike në skuadrat respektive.

Sidomos përvoja katalanase e boshnjakut ishte e mbushur me zhgënjime dhe përjashtime. Mjafton të kujtosh që mes fundit të shkurtit dhe mesit të majit nuk shkeli kurrë në fushën e lojës në La Liga. Vetëm 19 ndeshje në total, pa qenë ndikues në golat e shënuar nga Barcelona.

Shumë pak për një lojtar i cili, gjatë këtij viti, ka humbur progresivisht pozicionet në hierarkitë e Ronald Koemanit, deri në pikën që është shndërruar plot trishtim rezervë e mesfushorëve De Jong, Busquets dhe e të riut Pedri.

Kjo performancë e dobët ishte e mjaftueshme që lexuesit e “Marca”-s, gazetës së përditshme spanjolle, ta konsiderojnë Pjanicin si blerjen më të keqe sezonale në Spanjë me 62% të preferencave, një “vlerësim” që Pjanic sigurisht nuk do të mund ta kapërdijë lehtë.

Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema, ka fituar çmimin MVP i sezonit, edhe pse kontributi i tij nuk mjaftoi për t’i çuar “Los Blancos” drejt suksesit në LaLiga, Kupën e Mbretit apo Champions League.

Mesfushori i ri i Barcelonës, Pedri, u zgjodh zbulimi i sezonit. Ishte pikërisht 18-vjeçari që me 3 gola në 37 ndeshje në LaLiga kontribuoi në lënien në hije të Miralem Pjanicit.

Blerja më e mirë u votua Luiz Suarez, heroi i Atleticos së Madridit, që pasi u konsiderua i padobishëm te Barcelona, udhëhoqi “Los Colchoneros” drejt titullit kampion, duke i bërë drejtuesit “blaugrana” të pendoheshin për vendimin e marrë për ta ndarë nga Messi. Sa i përket trajnerit më të mirë, nuk kishte dyshime që fitues do të ishte Diego Pablo Simeone./SS

Burimi i lajmit: Gazeta Blic