December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Plasoja e dy personave në Fushë Kosovë: I dyshuari aksidentalisht shtiu drejt vëllait

2 min read

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas plagosjes me armë zjarri nga një person gjatë mbrëmjes së djeshme në Fushë Kosovë, njofton Insajderi.

Madje, siç raportohet në raportin e Policisë, njëri nga të plagosurit është vëllai i të dyshuarit, ndaj të cilit kishte shtënë aksidentalisht.

E gjithë ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje, kurse në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe katër gëzhoja.

Dy viktimat dhe një i dyshuar nga katër personat e arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë në këtë përleshje, janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Sipas policisë, i dyshuari që po trajtohet, gjendet nën përkujdesjen e policisë.

Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje

“Fushë Kosovë 26.05.2021-22:40.  Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje-përleshje, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar ndërsa dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar edhe vllaun e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë  dhe katër gëzhoja. Dy viktimat dhe një i dyshuar mashkull kosovar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor,  ku ky i fundit gjendet nën përkujdesjen e policisë. Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Insajderi.com

Burimi nga Insajder