January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Pochettino në garë për një kthim të bujshëm në Tottenham!

1 min read

Argjentinasi është një nga kandidat kryesor për të zëvendësuar Jose Mourinho, vetëm 18 muaj pasi u shkarkua nga Daniel Levy.

Pochettino ka qenë në krye të Paris Saint-Germain që nga janari por besohet të jetë i interesuar për punën e tij të vjetër dhe kthimin në Premier League, transmeton Klan Kosova.

Spurs janë duke kërkuar për një menaxher të ri tani që sezoni ka mbaruar, me një listë të kandidatëve të nivelit të lartë.

Erik Ten Hag, Graham Potter dhe Ralph Rangnick gjithashtu admirohen.

Por, kthimi i mundshëm i Pochettino do të ishte opsioni më i bujshëm, nëse ish-menaxheri i tyre do të lejohet të largohet nga PSG, ku ai është nën kontratë deri në vitin e ardhshëm, do të jetë pika kthes për ta.

Levy ishte gjithmonë i hapur për mundësinë e rikthimit të Pochettino, megjithëse e shkarkoi atë vetëm pesë muaj pasi ai e drejtoi klubin në finalen e Ligës së Kampionëve, shkruan standard, transmeton Klan Kosova.

Burimi i lajmit: Klan Kosova