December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Policia jep detaje për grabitjen në Prishtinë – Kosova Sot

1 min read

Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për grabitjen e një institucioni mikrofinanciar në Prishtinë

Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani në Prishtinë, mesditën e së mërkurës.

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 26.05.2021-12:13. Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte ne vendin e saj te punës,  nën kërcënimin e armës,  një person i panjohur i kishte grabitur një shumë parash  dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“Ne lidhje me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante dhe është kontaktuar Prokurori. Rasti nën hetime”, thekson policia.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot