Policia ka mandat arresti për Marilyn Manson – Telegrafi

Policia e New Hampshire ka gati mandatin e arrestit për këngëtarin Marilyn Manson, në lidhje me akuzat për sulm.

52-vjeçari akuzohet se ka ngacmuar dhe sulmuar seksualisht disa femra, por mandati i arrestit këtë herë është gati për sulmin fizik ndaj një kameramani gjatë një koncerti në Gilford në vitin 2019.

Policia ka njoftuar se këngëtari, por edhe agjentët e tij kanë qenë në dijeni të kësaj akuze prej kohësh – transmeton Klan News.

(Foto: Instagram/marilynmanson)

Sipas policisë, këngëtari as nuk është interesuar për këtë akuzë, madje as nuk ka kthyer përgjigje. Manson mund të dënohet me burg për rreth një vit dhe me një gjobë prej 2.000 dollarësh.

Këtë herë, saktëson policia, 52-vjeçari nuk akuzohet për sulm të tipit seksual, për të cilat ekipi i tij ligjor vijon betejën në Kaliforni kundër 5 vajzave, të cilat e kanë akuzuar publikisht.

(Foto: Instagram/marilynmanson)

Burimi i lajmit: Telegrafi

Author: admin