May 24, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Portugalia do të lejojë 16.500 tifozë për finalen e Championsit – KOHA.net

1 min read

Deri në 16.500 tifozë do të lejohen të jenë të pranishëm në stadiumin e Portos, në të cilin do të zhvillohet ndeshja finale e Ligës së Kampionëve, ka njoftuar UEFA të martën kur edhe ka lëshuar biletat në shitje për këtë duel.

Shifra e lejuar nga autoritetet e Portugalisë është një e treta e kapacitetit të stadiumit “Estadio do Dragao”, në të cilin do të luhet finalja e Championsit ndërmjet Manchester Cityt dhe Chelseat, pasi Stambolli u përjashtua si mundësi për shkak të problemeve me koronavirusin.

UEFA tashmë ka ndarë nga gjashtë mijë bileta për dy skuadrat finaliste. Krahas ftesave tradicionale, UEFA ka lëshuar në shitje 1700 bileta të rezervuara për publikun, të cilat do të kushtojnë nga 70 deri në 600 euro.

Për shkak të situatës me pandeminë, tifozëve do t’u kërkohen provat e një testi negativ për Covid-19 për t’u futur në stadium. Finalja e Ligës së Kampionëve, do të zhvillohet të shtunën mbrëma.

Burimi i lajmit: Koha Net