December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Prezantuesja 44-vjeçare e BBC-së ndërron jetë pas vaksinimit me AstraZeneca – Sinjali

1 min read

Një prezantuese e BBC-së ka ndërruar jetë pasi ka pësuar mpiksje gjaku pas vaksinimit me vaksinën antiCOVID të AstraZenecas, tha familja e saj sot, transmeton Gazeta Sinjali.

Lisa Shaw ndërroi jetë në spital në moshën 44-vjeçare.

Shaw, nëna e një fëmiu, e cila punoi për BBC Newcastle, iu shfaqën dhimbje koke “të forta” një javë pasi kishte marrë vaksinën antiCOVID dhe u sëmur rëndë disa ditë më vonë, tha familja e saj në një deklaratë.

Ekspertët theksuan se rastet e mpiksjes së gjakut të lidhura me
vaksinën janë jashtëzakonisht të rralla, transmeton Gazeta Sinjali.

Familja e Lisas tha: “Ajo u trajtua nga ekipi i kujdesit intensiv të Royal Victoria Infirmary për mpiksjen e gjakut dhe gjakderdhjen në kokën e saj”.

Tragjikisht, ajo ndërroi jetë, e rrethuar nga familja e saj.

“Ne jemi të shkatërruar dhe ka një vrimë të formësuar sikur Lisa në jetën tonë që nuk mund të mbushet kurrë. Ne do ta duam dhe do të na mungojë ajo gjithmonë”.

Të dhënat e fundit theksojnë se në 332 raste të këtyre mpiksjeve të gjakut pas vaksinimit me AstraZeneca janë regjistruar 58 vdekje. /Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali