December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Prishtina transferon sulmuesin Hoti nga Feronikeli

1 min read

Ish-sulmuesi i Teutës në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, Mendurim Hoti, do jetë përforcimi i parë për Prishtinën në afatin kalimtar të verës, njofton Insajderi.

Futbollisti nga Malisheva ka qenë ndër lojtarët më të mirë në sezonet e fundit në Kosovë, teksa nga viti 2015 është pjesë e Feronikelit, aty ku kaloi pas një aventure me Teutën në Superiore, e cila zgjati vetëm gjashtë muaj.

Sulmuesi 25 vjeçar vendos të largohet kështu nga Feronikeli pas plot gjashtë sezoneve, për të vazhduar karrierën te kampionët e Prishtinës, aty ko do të bashkohet me bashkëvendësin, Endrit Krasniqi. /Insajderi.com

Burimi i lajmit: Gazeta Online Insader