November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Pritet heqja e maskës në ambientet e jashtme në Shqipëri

1 min read

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dhënë detaje rreth lehtësimit të masave antiCOVID.

Komiteti tha se incidenca javore ka pësuar një ulje të ndjeshme. Nga 1 qershori maskat nuk do të jenë të detyrushem të mbahen në ambientet e jashtme, ndërkohë, ora policore nga 22:00 do të kalojë më 1 qershor në 23:00.

“Komitet mendon se ka vend për lehtësim të masave, duke filluar nga 1 qershori të hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme, por do vijojë të mbahet në ambientet e brendshme dhe transport publik. Ora policore nga 22:00 do të kalojë më 1 qershor në 23:00”, tha Rakacolli./lapsi.al

Burimi i lajmit: Klan Kosova