December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Problemi me huliganët, policia britanike udhëton në Portugali para finales së Ligës së Kampionëve – GazetaBlic

1 min read

Oficerët e policisë nga Londra dhe Manchester janë aktualisht në Portugali për të ndihmuar në identifikimin dhe kontrollimin e tifozëve ‘huliganë’ të futbollit që mund të udhëtojnë për në finalen e UEFA Champions League.

Policia portugeze do të mbajë në vëzhgim qytetin e Portos nga huliganët dhe do të mbështeten edhe në ndihmën e homologëve të tyre britanikë për të kontrolluar tifozët që mund shkaktojnë probleme, shkruan GazetaBlic Sport.

Finalja e paraparë të luhej në Stamboll u zhvendos në Portugali, në qytetin e Portos, pasiqë qeveria britanike e ka vënë Turqinë në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë për shkak të koronavirusit.

Finalja e Champions League, do të luhet të shtunën nga ora 21:00, mes Manchester Cityt dhe Chelseat.

/GazetaBlic Sport/

Burimi i lajmit: Gazeta Blic