December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Prokuroria Speciale arreston tre persona për pastrim të parave

1 min read

21:21 / E Enjte, 27 Maj 2021 / A. A

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar tre të dyshuar me inicialet B.N., A.N dhe E.N.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.N., është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Pastrim i parasë” nga neni 302, “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Kosovës.

Ndërkaq, të dyshuarit me inicialet A.N dhe E.N., dyshohen se në bashkëveprim kanë vënë në qarkullim bankënota me ngjyrë kimike, të cilat dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, janë vënë në qarkullim duke i deponuar si dhe duke i tërhequr pastaj në bankomate.

Gjatë urdhër kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse janë sekuestruar gjësende të cilat do të përdoren si provë në procedurë.

I dyshuari me inicialet B.N. është ndaluar për 48 orë, kurse dy të dyshuarit me inicialet A.N dhe E.N, janë liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, Prokurori i rastit do të bëjë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet B.N.​

Burimi i lajmit: IndeksOnline