December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Pse duhet konsumuar një gotë ujë çdo mëngjes – Sinjali

2 min read

Uji është shumë i rëndësishëm për organizmin dhe ekspertët rekomandojnë që ta pini ujin sapo të hapni sytë.

Sipas tyre,
gjatë gjumit, trupi dehidratohet prandaj uji duhet pirë qysh në mëngjes.

A jeni
zgjuar ndonjëherë dhe jeni ndjerë të etur dhe të dehidratuar? Kjo ka ndodhur
sepse trupi nuk ka marrë asnjë lëng për të paktën 8 orë. Uji luan një rol
thelbësor për të gjitha funksionet e trupit. Hidratimi është shumë i
rëndësishëm dhe duhet të nisë që në mëngjes, njofton agroweb.

Por, cilat
janë arsyet përse duhet të pini ujë që në mëngjes?

Do të
hidratoheni. Trupi dehidratohet pas shtatë ose tetë orësh gjumë. Nëse pini ujë
sapo të zgjoheni do të rrisë nivelin e oksigjenit në organizëm. Për më tepër,
uji ndihmon muskujt dhe qelizat e gjakut.

Metabolizmi
do të përmirësohet. Pirja e të paktën një gote të madhe me ujë në mëngjes mund
të përmirësojë metabolizmin me të paktën 24 për qind.

Një gjë e
tillë do ju vijë në ndihmë për mbajtjen e një peshe të mirë trupore.

Trupi do të
pastrohet nga toksinat. Kur pini ujë në mëngjes përpara se të ushqeheni, do të
pastroni zorrën e trashë dhe do të përshpejtoni përthithjen e ushqyesve. Për më
tepër, veshkat do të funksionojnë më mirë nëse trupi furnizohet me lëngje. 76%
e indeve të trurit përmbajnë ujë. Kur jeni të dehidratuar, është njësoj sikur
truri të mos ketë ushqim. Kështu, ju do të ndiheni të lodhur, të drobitur, do
të keni dhimbje koke dhe luhatje humori.

Uji mbush stomakun. Pirja e ujit në mëngjes do ju bëjë të ndiheni të ngopur deri në drekë. Çdo qelizë, ind apo organ i trupit ka nevojë për ujë që të funksionojë. /Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali