January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Pse nektarinat duhet të jenë fryti juaj ditor – Kosova Sot

2 min read

Shumica e njerëzve mendojnë se nektarinat janë pjeshka. Kjo është e kuptueshme, pasi që të dyja vijnë nga Kina, por ato ndryshojnë në shumë mënyra, përfshirë edhe dukjen: nektarinat janë më të buta se pjeshkat

JU DHUROJNË ENERGJI

Të gjithë ne kalojmë ndonjë ditë të keqe, kur dëshirojmë të qëndrojmë shtrirë, në gjumë, apo ta ngadalësojmë botën. Nëse dëshironi të kthjelleni, përcaktohuni për nektarin, në vend të kafesë apo ushqimeve të grimcuara.

JANË MOLLË? JANË PJESHKË? JO-JO, JANË NEKTARINAT

Nektarinat janë përplot me antioksidues, sidomos me betakarotinë. Këta antioksidues më vonë konvertohen në vitamina A, që ndihmon në kujdesin për nervat e syve apo të parit në përgjithësi.

JANË TË DOMOSDOSHME PËR SHËNDETIN NË PËRGJITHËSI

Ekziston një arsye e mirë pse gjithmonë jeni udhëzuar të furnizoheni me vitamina C. Është përgjegjës për shumë funksione si në shërimin e plagëve, mbrojtjen e arterieve dhe enëve të gjakut. Një nektarin ju dhuron hiç më pak se 10 mg vitamina C.

JU NDIHMOJNË TË LUFTONI KUNDËR SINDROMËS METABOLIKE

Mbipesha është më shumë se problem i kilogramëve. Ndërlidhet me sindromën metabolike që shton rrezikun për sulm në zemër dhe diabet. Sipas studimeve, nektarin mund të zvogëlojnë rrezikun për inflamacion kronik dhe parandalojnë dëmtimet që i shkakton kolesteroli i keq. 

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot