May 24, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Pse pirja e çajit mund të ndihmojë gjatë një krize?

1 min read

Çaji është ndër pijet e parapëlqyera në të gjithë botën.

Njerëzit e pinë atë për t’u çlodhur, gjallëruar dhe qetësuar, dhe është diçka që ju duhet tani më shumë se kurrë, shkruan CNNhealth, transmeton Klankosova.tv.

Me rritjen e konsumit të çajit, Kombet e Bashkuara kanë caktuar 21 majin “Ditën Ndërkombëtare të Çajit”.

Shkencëtarët kanë filluar të shikojnë se si çaji mund të ndikojë në humor dhe aftësinë e njohjes.  Në mënyrë të veçantë, ata po hulumtojnë nëse efektet relaksuese dhe alarmuese janë një rezultat i drejtpërdrejtë  i përbërësve në çaj.

Çaji gjithashtu ka disa përfitime për shëndetin fizik. Konsumimi i tij lidhet me jetëgjatësinë,  mund të zvogëlojë disa faktorë rreziku për sëmundje kardiovaskulare, goditjen në tru, dhe gjithashtu mund të ketë një efekt në shkrirjen e dhjamit.

Çaji jeshil dhe i zi vijnë nga e njëjta bimë, derisa çaji jeshil edhe pse përpunohet në një mënyrë tjetër,  shkencëtarët besojnë se ka efekte pozitive në shëndetin mendor.

Pirja e çajit jeshil është zbuluar se përmirëson funksionimin e trurit,  tha Stefan Borgwardt, Drejtor i Departamentit të Psikiatrisë dhe Psikoterapisë në Universitetin e Lübeck në Gjermani.

Burimi i lajmit: Klan Kosova