December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Qindra qytetarë të Deçanit nënshkruan peticionin për faljen e gjobave të pandemisë

1 min read

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka bërë me dije se me qindra qytetarë të Deçanit kanë nënshkruar sot peticionin për faljen e gjobave të pandemisë Covid-19.

“Dënimi i qytetarëve gjatë pandemisë ka qenë i padrejtë. Por, tani, nisma ligjore për ta zhbërë këtë padrejtësi është në rrugë e sipër. Çka nevojitet tani është vullneti qytetar për t’i japur krahë asaj duke nënshkruar peticionin”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se të premten prej orës 12:00, do të jenë në Vushtri e së shpejti në të gjitha qytetet e Kosovës.

Burimi i lajmit: Epoka e Re