December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Rama: BE ka marrë “peng” Kosovën, nuk lëviz e lirë (VIDEO)

2 min read

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me ministrin gjerman të Shtetit për Europën, Michael Roth, ka folur rreth vaksinimit dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve që kanë marrë vaksina.

Rama tha se do të jetë Bashkimi Evropian ajo që do të japë fjalën e fundit nëse të vaksinuarit me vaksinat kineze dhe ruse do të lejohen të lëvizin në union.

Kreu i qeverisë shqiptare ka folur edhe për Kosovën dhe pengesat e qytetarëve për të lëvizur të lirë në Bashkimin Evropian.

Ai tha se BE e ka marrë “peng”.

Sipas Ramës nuk është vendim i të gjithë BE por i vetëm një shteti që nuk lejon lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

“Lëvizja nuk mund të fragmentohet nga vaksinat dhe nga firma prodhuese. Politka është shah. Shahu është lojë pengjesh. Por mendoj që BE nuk duhet të marrë peng asnjë person në këtë rajon për shkak te firmës që ka bërë vaksinën. Është mundësia se kush ka të drejtë lëvizje të lirë të bëjë test ose të jetë i vaksinuar. Por pse ta bëjmë testin për të lëvizur në BE, ato të Sinovac dhe Sputnik. Këtu janë serbët, maqedonasit, serbët. BE e ka marrë peng Kosovën. I një loje shahu dhe një nga figurat e lojës ka vendosur që atë ushtar ta mbajë peng. Dhe të mos lëvizin të lirë. Jo i gjithë BE por një ushtar atje në diagonale. E turpshme por s’kem çfarë bëjmë. Ne në Shqipëri kemi luftuar dhe ia kemi dalë mbasi u lamë vetëm. U lamë vetëm si të tjerët në rajon për shkaka se kishin hallin e tyre. Por kush ishte dhe kush është objektivi i parë. Është të shpëtojmë jetën e njerëzve dhe jo të mendojmë se Europa do thotë se jeni të kategorisë së dytë. Por ne nuk vendosim se çfarë do bëhet”.

Burimi i lajmit: Klan Kosova