December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Rashford pranon ‘të paktën 70 sharje raciste’ pas humbjes së United në finale të Europa League

1 min read

Marcus Rashford luajti të gjithë ndeshjen dhe shënoi në nga penaltia kundër Villarreal.

Manchester United ka njoftuar se shumë lojtarë të tyre u vënë në shënjestër në internet pas ndeshjes, ndër ta edhe anglezi, shkruan Sky Sports transmeton Klankosova.tv.

Marcus Rashford ka thënë se ka pranuar “të paktën 70 sharje raciste” në rrjetet sociale pas humbjes së Djajve të Kuq në finalen e Europa League të mërkurën mbrëma.

“Të paktën 70 sharje raciste në llogaritë e mia në rrjetet sociale deri më tani. Po jam me ngjyrë dhe jetojë krenar për çdo ditë për atë që jam. Askush, asnjë koment, nuk do të më bëjë të ndjehem ndryshe”.

“Më vjen keq nëse jeni duke kërkuar reagim të ashpër, thjeshtë nuk do ta arrini këtë”.

United tha se një numër lojtarësh të tyre u abuzuan në mënyrë raciste në internet pas finales në Poloni, edhe pse aktualisht është e paqartë se kush tjetër përveç Rashford ishte shënjestër.

Burimi i lajmit: Klan Kosova