May 22, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Real Madrid, Tottenham apo PSG – ku do të përfundojë Conte – Kosova Sot

2 min read

Antonio Conte është larguar nga Interi dhe tani është në radar të Tottenham Hotspur, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain

Tekniku italian arriti që ta fitojë titullin e Serie A me Interin disa javë përpara, por ai nuk ishte i përgatitur që të bënte reduktime financiare në skuadër, e ku përfshiheshin edhe shitja e disa lojtarëve kryesor të klubit dhe reduktimi në paga.

Ai zyrtarisht e prishi kontratën me marrëveshje të dyanshme mbrëmë, e cila gjë ishte pjesë e marrëveshjes-një kontratë me vlerë 7 milionë euro në sezon – por atij nuk i lejohet për të drejtuar ndonjë skuadër brenda Serie A në sezonin e ri, 

Kjo do të thotë se Conte mund të drejtojë ndonjë skuadër jashtë Italisë, nëse dëshiron. Sky Sport Italia dhe Diario AS kanë raportuar se Conte është duke synuar rolin e trajnerit në Real Madrid, post që u la i lirë këtë mëngjes nga Zinedine ZIdane, po a preferohet ai ta drejtojë këtë skuadër.

Raul apo Mauricio Pochettino, të dy po thuhet se po preferohen më shumë nga Merengues. Gazeta Telegraph ka shkruar se Conte ka filluar bisedat edhe me Tottenham Hotspur, të cilët mbeten pa menaxher pasi e shkarkuan Jose Mourinhon.

Përsëri, ai nuk është zgjedhja e parë e tyre, pasi që ata po punojnë për një rikthim të mundshëm të Pochettinos. Conte nuk është i huaj si trajner në Premier Ligë, pasi që ai ka fituar atje një titull me Chelsea. Fati i Pochettinos duket se do ta përcaktojë edhe atë të Contes, pasi që nëse argjentinasi merr drejtimin e Spurs dhe Raul të Real Madridit, kjo i hap derën atij që ta drejtojë Paris Saint-Germainin.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot