December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Remi sqaron deklaratën e tij për Albin Kurtin

1 min read

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka sqaruar deklaratën e tij dhënë për Albin Kurti.

Remi kishte thënë të mërkurën që “Albin Kurtin e ka pasur bashkëluftëtar”, njofton Insajderi.

Sot, disa ish-pjesëtarë të UÇK-së thanë se “Kurti s’ka qenë pjesë e luftës”.

“E vërtet që shumë ushtarë nuk e kanë ditur dhe nuk kanë pas arsye ta dinë shumë zhvillime të mira që kishte në UÇK”, ka shkruar Remi në Facebook.

“Këtë deklaratë kam dhënë pasi u pyeta për deklaratën e Kryeministrit dhënë në Bruksel ku tha se në Ballkanin Perëndimor duhet pastruar skena politike nga kriminelët e luftës dhe të paqës”, sqaroi ai.

Ai tha se ata pak ushtarë që përdorin fjalët e tij, nuk meritojnë reagimin e tij – pasi “nuk janë të përmbushur”.

“Frikësohen se po humbin meritat e tyre duke pranuar meritat e atyre qe përfunduan detyrat me nderë në UÇK”, ka thënëRemi. /Insajderi.com

Burimi nga Insajder