May 25, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Ridënim me burg të përjetshëm për Naser Pajazitin (VIDEO)

1 min read

Këtë të enjte, Gjykata Themelore në Ferizaj i dha dënimin më të rëndë Naser Pajazitajt, burgim të përjetshëm, për vrasjen e kushërirës së tij Donjeta Pajazitaj rreth 6 vjet më parë, më 9 nëntor të 2015-ës.

Kjo është hera e tretë që Pajazitaj po gjykohet për të njëjtën vepër.

60 vjeçari fillimisht ishte liruar nga akuzat nga Gjykata Themelore në Pejë më 2018-ën e një vit më vonë ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Këtë vendim e ktheu në rivendosje Supremja, duke e ndërruar edhe trupin gjykues e vendin e gjykimit, në Ferizaj, i cili këtë të enjte i dha përsëri dënimin kapital ndërkohë që aktgjykimi i fundit do të apelohet sërish.

Se çfarë veprime parasheh mbrojtja kur do të dorëzojë ankesën në Apel dhe reagimet e familjarëve të ngushtë të Donjetës i sjell kronika më poshtë.

[embedded content]

Burimi i lajmit: Klan Kosova