December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ridvan Berisha i komenton Albin Kurtit, e pyet: Kur po e shkarkon Bordin e RTK-së? – GazetaBlic

1 min read

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për shkarkimin e bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Lidhur me këtë, kryeministri Albin Kurti tha se është vetëm hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni, gjë që hap rrugën për themelimin e Fondit Sovran.

“Të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt. Sot Kuvendi votoi për shkarkimin e bordit të AKP-së, që të ndalet tjetërsimi e zhvatja. Ky është vetëm hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni, gjë që hap rrugën për themelimin e Fondit Sovran. Si Qeveri, sot po ashtu jemi autorizuar që të propozojmë një bord të ri para Kuvendit, bord i cili do të ketë një mandat të ri, në përputhje me strategjinë zhvillimore të Qeverisë sonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

E në këtë postim nuk mungoi komenti i gazetarit Ridvan Berisha i cili së fundmi u largua nga puna në Televizionin Publik.

“E kur po e shkakron bordin e RTK-së”, ka pyetur Berisha, Kurtin përmes komentit në rrjetin social.

Kujtojmë se Berisha kishte deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk ka pasur dorë në largimin e tij nga puna në Televizionin Publik.

Ai kishte akuzuar disa udhëheqës të RTK-së se e kanë përdorur dhe ia kanë lënë fajin për shkatërrimin e saj.

Burimi i lajmit: Gazeta Blic