Rinisin luftimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin Nagorno-Karabakh

Trupat e ushtrisë së Azerbajxhanit kanë vrarë gjashtë ushtarë armenë në kufirin e dy shteteve, kanë raportuar zyrtarët, incidenti i fundit mes tensioneve ishte në vitin e kaluar.

Të dyja palët e kanë konfirmuar incidentin në rajonin e Kalbajar, i cili shtrihet pikërisht në perëndim të Nagorno-Karabakh.

Ministria e Mbrojtjes së Armenisë tha se të gjashtë ushtarët po bënin punë inxhinierike. Azerbajxhani tha se ata ishin përpjekur të minojnë rrugët e furnizimit pranë pozicioneve të ushtrisë.

Konflikti i Nagorno-Karabakut në malet e Kaukazit u ndez përsëri në shtatorin vitit të kaluar, për gjashtë javë. Luftimet në vitet 1990 e lanë Armeninë të kontrollonte territorin e diskutueshëm. Në planin ndërkombëtar, Nagorno-Karabak njihet si pjesë e Azerbajxhanit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Burimi i lajmit: Klan Kosova

Author: admin