December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ronaldo i prinë lojtarëve të talentuar të Portugalisë – KOHA.net

1 min read

Cristiano Ronaldo do të jetë udhëheqës i lojtarëve të talentuar të Portugalisë, që do të provojnë ta mbrojnë titullin e Kampionit të Evropës muajin tjetër.

Selektori Fernando Santo e publikoi listën e 26 lojtarëve, në të cilën janë edhe Bruno Fernandes, Bernardo Silva, Diogo Jota dhe Joao Felix, përkrah Ronaldos.

Ende pa paraqitje me Portugalinë është sulmuesi i Sporting Lisbonës, Pedro Goncalves, por që është përfshirë në listë. Ai zuri vend në mesin e 26 lojtarëve, bashkë me Nuno Mendesin dhe Joao Palhinha, të cilët debutuan me shtetin e tyre në muajin mars.

Ronaldo do të luajë në Kampionatin Evropian për herën e pestë rresht. Është vetëm gjashtë gola larg për ta barazuar golashënuesin më të mirë me përfaqësuese.

Rekordi prej 109 golave të shënuar mbahet nga ish-sulmuesi i Iranit, Ali Daei. Vetëm këta dy kanë mbi 100 gola të shënuar në nivel përfaqësuesesh në konkurrencën e meshkujve.

Portugalia do të bëjë gara në Grupin F bashkë me Gjermaninë, Francën dhe Hungarinë.

Burimi i lajmit: Koha Net