November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Rrahet zyrtari i KEDS’it në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

1 min read

Dje në Gjakovë është arrestuar një person pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht një zyrtar të KEDS’it. Policia në raportin 24-orësh njofton se i njëjti ishte duke kryer detyrën zyrtare.

Viktima ka marrë lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Fsh. Fshaj, Gjakovë 26.05.2021-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar zyrtarin e KEDS-it, i cili ishte duke kryer detyrën zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari me urdhër të prokurorit është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në raport. /Botapress/

Burimi i lajmit: Bota Press