December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Rubin Kazani siguron kosovarin Hakshabanoviq – KOHA.net

1 min read

Rubin Kazani i ka siguruar shërbimet e Sead Hakshabanoviqit.

22-vjeçari i sulmit nga skuadra e Norrkopingut në Suedi, kalon në elitën e futbollit rus. Ai do të jetë pjesë e Rubin Kazanit deri më 30 qershor të vitit 2026.

Futbollisti kosovar që është pjesë e Përfaqësueses së Malit të Zi pritet t’i kushtojë Rubin Kazanit rreth 6 milionë euro.

Hakshabanoviqi e ka pasur mundësinë që të luajë te Kosova, por tashmë ka 10-të paraqitje me Malin e Zi dhe është futbollisti i dytë më i shtrenjtë që largohet nga elita e futbollit suedez, “Allsvenskan”, pas Alexander Isak.

Isak u transferua te Borussia Dortmundi në vitin 2016-të për 8.6 milionë euro nga Solna.

Hakshabanoviqi në vitin 2018-të u transferua në Suedi nga West Ham Unitedi si 18-vjeçar. Dy herë luajti me skuadrën angleze, ndërsa huazimi te Malaga në Spanjë nuk doli i suksesshëm.

Burimi i lajmit: Koha Net