December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Sa i madh është rreziku të infektohemi me koronavirus në natyrë? – Sinjali

2 min read

Rritja e temperaturave i josh njerëzit të dalin në natyrë. Por sa gjasë ka që të infektohesh jashtë nga koronavirusi?.

Mundësia e
infektimit në natyrë nga virusi është dukshëm shumë më e ulët sesa në mjediset
e mbyllura, qoftë nga varianti fillestar apo nga mutacionet e virusit.

Aerosolet në
ajër luajnë një rol vendimtar në përhapjen e koronavirusit. Sipas ekspertëve
jashtë aerosolet shumë shpejt e humbasin rrezikshmërinë.

Kjo ka të bëjë me faktin, se qarkullimi i ajrit jashtë është më i madh. Duke pasur rryma ere shumë shpejt ndodh efekti i hollimit”, shpjegon për DW, Nico Mutters, drejtor i Institutit të Higjienës dhe Shëndetit Publik në Klinikën e Universitetit të Bonit.

Edhe Birgit
Wehner, studiuese e aerosoleve në Institutin Leibniz për Studimet e
Troposferës, thotë se piklat që dalin nga procesi i frymëmarrjes, jashtë thahen
dhe hollohen më shpejt. Në një deklarim të Shoqatës për Studimet e Aerosoleve,
që është nënshkruar edhe nga Wehner, thuhet megjithatë, se në grupime të mëdha
njerëzish me distanca të vogla as në natyrë nuk mund të përjashtohet rreziku i
ngjitjes së virusit.

Pra edhe
jashtë duhet të respektohen rregullat e distancës 1.50 deri në 2 metra.

“Nëse nuk e ruani distancën dhe qëndroni ballë për ballë me njëri-tjetrin e flisni me zë të lartë, këndoni apo pështyni, atëherë mund të infektoheni përmes aerogeneve infektuese“, thotë virologu Alexander Kekulé.

Ai njihet në
media për kritikat e tij ndaj masave të qeverisë. Sipas tij me virusin duhet të
përballur pa u kufizuar në mënyrën e jetesës.

A luan rol era në përhapjen e virusit?

“Sa më shumë erë të ketë, aq më shumë shtyhet reja e aerosoleve që nxjerr njeriu”, shpjegon fizikanti dhe studiuesi i aerosoleve Gerhard Scheuch.

Nëse
respektohet distanca nuk ka gjasë që të ketë efekt ngjitës të aerosoleve.

Vetëm përmes ngrohtësisë së trupit në atmosferë krijohet një rrymë ajri, që normalisht shkon lart si në një oxhak”, thotë ai, sepse temperatura e trupit në përgjithësi është 37 gradë pra më e lartë se temperatura e mjedisit.

“Ajri i ngrohtë shkon lart dhe reja me aerosole ngjitet kësisoj lart”, shton tutje.

A ka kuptim mbajtja e maskës jashtë?

Jashtë është
e arsyeshme të mbahet maska kur nuk mund të respektohet distanca mes njerëzve.

Nëse njerëzit janë dendur në masë dhe nuk ka mundësi shmangieje duhet mbajtur maska. Edhe në mjedise shfaqjesh apo koncertesh, në stacionet e trenave e autobusëve apo gjatë qëndrimit në radhë, ekspertët rekomandojnë ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e maskës. /Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali