January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Sapega: Jam gati të përgjërohem për ndihmë – Kosova Sot

2 min read

Për Anna Dudich, këto janë momentet më të vështira të jetës. Vajza e saj, Sofia Sapega, një shtetase ruse, ishte në bordin e avionit të linjës Athinë-Vilnius që u devijua me forcë nga Bjellorusia. Ajo u arrestua bashkë me të dashurin, arkivistin disident të opozitës, Roman Protasevich, pasi ateruan në Minsk. Anna nuk i përmban lotët në një prononcim për BBC teksa përgjërohet për ndihmë.

“Nuk mund ta besojmë që kjo po na ndodh ne, vajzës sonë. Fjala e fundit që morëm nga ajo ishte me anë të një mesazhi dhe në të shkruhej vetëm fjala ‘mama’. Jam gati t’i përgjërohem çdokujt për ndihmë, vetëm që jeta e vajzës sime të mos shkatërrohet”, u shpreh Anna Dudich, mamaja e Sofia Sapega.

23-vjeçares Sapega i është caktuar masa e paraburgimit për dy muaj dhe do të qëndrojë në burgun e KGB-së në Minsk. Vizitat nuk lejohen, por mamaja e saj i dërgoi veshje dhe ushqim. E vetmja mundësi për ta parë vajzën e saj ishte me anë të videos së rrëfimit të shpërndarë nga media publike e Bjellorusisë. Anna thotë se Sofia nuk ishte një aktiviste por është ndaluar vetëm nga lidhja me Protasevich.

“Nuk e kuptoj pse vajza ime është arrestuar. Ajo thjesht po jeton jetën e saj normale si një vajzë e re, duke studiuar, kaluar mirë dhe rënë në dashuri. Kjo nuk është e ndaluar, apo jo?”

Fati i 23-vjeçares do të diskutohet të premten mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij bjellorus, Aleksandër Lukashenko. Ky i fundit refuzoi akuzat ndërkombëtare për “pirateri ajrore” dhe “rrëmbim” të avionit duke thënë se veproi për të shpëtuar jetë njerëzish pasi kishte marrë raportime për bombë.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot