December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Schmidt emërohet përfaqësues i lartë në Bosnje dhe Hercegovinë – Sinjali

2 min read

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bordit drejtues të këshillit për zbatimin e paqes, zyrtarisht të enjten emëruan Christian Schmidt për përfaqësues të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, pasi Gjermania e kandidoi atë për këtë pozitë, shkruan Sinjali.

Këtë
pozitë, që nga viti 2009 e ka pasur Valentin Inzko, i cili të enjten, më 27 maj,
dha dorëheqje.

Schmidt do
ta marrë detyrën më 1 gusht.

Posti i
përfaqësuesit të lartë, me statusin e misionit diplomatik në Bosnje dhe
Hercegovinë, është formuar në pajtim me kornizën e Marrëveshjes së paqes në
Bosnje dhe Hercegovinë, që njihet si Marrëveshja e Dejtonit, që është arritur
më 21 nëntor, 1995, në bazën ushtarake në Dejton të Shteteve të Bashkuar. E
njëjta u nënshkrua më 14 dhjetor, 1995 në Paris të Francës.

Për
zhbërjen e këtij misioni në Bosnje dhe Hercegovinë më 2008 janë dhënë “5+2” kushte
dhe qëllime. Në mesin e tyre është shpërndarja e pronës në mesin të shtetit dhe
niveleve të tjera të qeverisjes, një zgjidhje për pronën ushtarake, zbatimin e
vendimit përfundimtar për Rrethin Bërçko, qëndrueshmërinë fiskale të Bosnje dhe
Hercegovinës dhe zgjidhje për sundimin e ligjit.

Këtu
përfshihet miratimi i Strategjisë kombëtare për krimet e luftës, miratimin e
Ligjit për të huajt dhe azilin si dhe miratimin e Strategjisë kombëtare për
reformën në gjyqësor.

Bordi
drejtues i i përfaqësuesit të lartë, e falënderoi Gjermaninë dhe tha shpreson
që Shcmidt do të përshpejtojë përmbushjen e kushteve dhe qëllimeve të “5+2” dhe
do të kontribuojë në stabilitetin e Bosnje dhe Hercegovinës, duke siguruar
zbatimin e aspekteve civile të Marrëveshjes për paqe.

Përfaqësuesi
i lartë në Bosnje dhe Hercegovinë ka autoritetin për “interpretimin final” të
Marrëveshjes për zbatimin e aspekteve civile të Marrëveshjes së Dejtonit.

Që nga
korriku i vitit 2020, zyra e përfaqësuesit të lartë ka punësuar 13 shtetas të
huaj, katër prej të cilëve janë diplomatë të emëruar nga qeveritë e tyre dhe 76
anëtarë të stafit, që janë vendas.

Të shtatë përfaqësuesit e lartë të mëparshëm në Bosnje dhe Hercegovinë ishin diplomatë evropianë dhe të gjithë 12 e parë, ishin diplomatë amerikanë./GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali