December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Sektori i IT-së në Maqedoni kërkon lehtësime tatimore, biznesi rrezikon të zhvendoset në vendet fqinje – Telegrafi

2 min read

Sektori i teknologjisë informatike është sektori me rritjen më të shpejtë në vitet e fundit dhe shteti investon shumë pak në këtë fushë. Nga ky sektor thonë se kanë nevojë për lehtësime tatimore dhe mënyra për të tërhequr investitorë në mënyrë që të jenë në gjendje të ecin në hap me vendet e tjera. Thonë se nëse hapat e duhur nuk ndërmerren më shpejt, për disa vjet nuk do të kenë kuadër që do të punojë në këtë profesion për shkak të zhvendosjes në vende të tjera.

“Nëse hulumtoni se ku të investoni, në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri apo Serbi – tashmë ka lirim nga tatimi. Tatimi i të ardhurave personale është pothuajse 10 për qind në Kosovë, por kontributet e pagave janë tre herë më të ulëta se në Maqedoni. Tani më thoni pse një partner strategjik do të investonte në Maqedoni kur ka përfitime më të mira në Kosovë?”, tha Vlora Ademi nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

Nga ana tjetër, në Shqipëri ka tatim mbi të ardhurat prej 5 për qind, ndërsa tek ne 10%. Por, sipas zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi, vendi deri më tani ka sjellë një sërë lirimesh që ndihmojnë kompanitë në zhvillim.

“Ne thamë, sektori i teknologjisë informatike është i rëndësishëm sepse gjeneron dhe ofron mundësi për brezat e rinj. Hapi do të bëhet, por nuk mund të bëhet lëshim pa parë nëse ajo do të bëjë ndonjë dëm”, pohoi Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Në vitet e fundit, ky sektor ka kontribuar më së shumti në rritjen e pagës mesatare në vend. Sipas të dhënave më të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave, paga mesatare e programerëve është mbi 70 mijë denarë./Alsat/

Burimi nga Telegrafi