December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Shabani shpall listën për ndeshjet kualifikuese për ‘Euro 2022’

2 min read

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Agron Shabani, ka shpallur listën e lojtareve në të cilat llogarit për kualifikimet e ardhshme.

Përfaqësuesja e Kosovës prej 3 deri më 5 qershor në Prishtinë luan në Grupin A të fazës së parë kualifikuese për “Euro 2022”. Më 3 qershor vashat e Kosovës takohen me Qipron. Më 4 qershor është ndeshja me Luksemburgun, ndërsa më 5 qershor është ndeshja më e rëndësishme me Portugalinë.

Kosova e Portugalia vlerësohen pretendente për vendin e parë në grup që siguron avancimin tutje. Njoma Zogaj, Rinesa Uka dhe Alma Nivokazi janë emra të rinj në listën e selektorit Shabani. Ndërkohë në Kombëtare janë kthyer shumë lojtare si Pashke Marku, Burneta Rama, Blerta Ahmetxhekaj, Areta Istrefi, Alberina Halitaj.

NIvokazi e Istrefi janë graduar nga Kombëtarja U19 dhe kanë rastin të dëshmohen. Lojtaret tjera ishin edhe në ndeshjet e kaluara në Austri, javë më parë. Edhe për ndeshjet e fillimit të qershorit, Kombëtarja përballet me mungesa të rëndësishme. Për shkak të lëndimit mungojnë Leonora Demaj e Kristina Ukaj, e po ashtu Albana Arifi. Mungojnë edhe motrat Sara e Rina Rexhepi.

Ndonëse do të grumbullohet, Mirjeta Bytyqi ende nuk e ka të drejtën të luaj për Kosovën. Ajo do ta fitoj së shpejti të drejtën dhe do të jetë përforcim i madh për “dardanet”. Përfaqësuesja mblidhet të mërkurën në Hotel Internacional në Prishtinë. Kosova do të përgatitet në kryeqytet për ndeshjet e rëndësishme kualifikuese.

Burimi i lajmit: Epoka e Re