December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Shala: Informacioni i Insajderi.com që e ndava me deputetët në komision, bëri që sot parregullsisht të futet në rend dite emërimi i Bordit të ri të ARKEP-it

2 min read

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka përmendur raportimin e Gazetës Online Insajderi.com, për emërimin e Bordit të ri të Autoritetit Rregullativ të Komunikimit Elektronik dhe Postar, të cilin e ka lidhur me urgjencën e ndryshimit të rendit të ditës së seancës së sotme.

Derisa mori fjalën në këtë seancë, Shala tha se ka gabuar që informacionin e redaksisë të drejtuar edhe te ai si Kryetar i Komisionit për Ekonomi, e ka ndarë me deputetët e komisionit, meqë kjo ka bërë që sot të futet në rend dite emërimi dhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të këtij institucioni.

“Urgjenca për të ndryshuar rendin e ditës pa ardhur raportet zyrtare normale të Komisionit për Ekonomi për ARKEP-in po ju them publikisht kemi kaluar në normalitet në Komision. E falënderoj shumë Insajderi.com që na ka dërguar një email zyrtare dhe na ka kërkuar që të kem parasysh një procedim penal që e ka i propozuari i Qeverisë për kryetar të Bordit të ARKEP-it dhe ndoshta kam bërë gabim që unë ua kam shpërndarë deputetëve të komisionit, ashtu siç më ka ardhur e kam përcjellë, e kemi diskutuar, e kanë mundur me vota Komisionin dhe e kanë procedu dhe unë kam marr vendim që të njëjtën t’ua procedojë juve”, ka thënë Shala.

“Ky shqetësim që unë e kam ndarë informacionin e mediave me anëtarët e komisionit bën që sot në procedurë të parregullt të futet në rend dite emërimi dhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të ARKEP-it”. 

Gazeta Online Insajderi ka raportuar se ndaj të propozuarit të Qeverisë Kurti për kryetar të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Nazim Rahimi, është ngritur një kallëzim penal në tetor të vitit 2018 për “Keqpërdorim të detyrës Zyrtare”, “Konflikt interesi” dhe për “Falsifikim të dokumenteve”.

Ministria e Ekonomisë e ka dokumentuar që personi i apostrofuar nuk është dënuar për vepër penale dhe se ndaj tij nuk është duke u zhvilluar procedurë penale, por nuk ka treguar nëse është zhvilluar më parë. /Insajderi.com

Burimi nga Insajder