December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

SHBA/ Dokumentari për refugjatët shqiptarë të Kosovës merr çmim në New York

1 min read

Filmi i regjisorit malazez Velibora Coviç që flet mbi refugjatët shqiptarë të Kosovës në 1999 është vlerësuar me çmim në Festivalin e Filmit në New York (IFFNY 2021) që u mbajt në 21-24 maj.

Filmi i Çoviç-it ka të bëjë me dramën e refugjatëve që gjetën strehë në Mal të Zi, kur afro 100 mijë persona lanë Kosovën në drejtim të shtetit fqinj.

Regjisori u prezantua me një film/dokumentar i metrazhit të gjatë, me titullin “Isha 10 vjeç” (Imala sam 10 godina).

“Imala sam 10 godina” është paraqitur në kuadër të programit zyrtar “Filmmaker” të festivalit.

Producent i filmit është kompania “A Production” nga Podgorica, mbështetur nga Qendra Filmike dhe Fondi për të Drejtat e Pakicave të Malit të Zi, por është ndihmuar edhe nga Radio Televizioni i Kosovës.

“Isha 10 vjeç” u paraqit edhe para një viti në festivalin e filmit në kryeqytetin malazias.

Çoviç vlerësohet për ndërmarrjen artistike dhe përkushtimin që me vite të tëra mblodhi materiale dhe paraqiti tragjedinë e shqiptarëve të Kosovës dhe strehimin e tyre në Mal të Zi.

Burimi i lajmit: Një Kombë