November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Shkarkohet bordi i AKP-së

1 min read

Me 65 vota për, 3 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkarkuar bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Po ashtu, Kuvendi nuk kanë miratuar raportin vjetor të kësaj agjencie.

 Me kërkesën e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës, të enjten, është  diskutuar për raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit si dhe shkarkimi i bordit të kësaj agjencie.

 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca, ka thënë se qeveria duhet t’i propozojë kuvendit përbërjen e re të AKP-së.

Burimi i lajmit: Epoka e Re