December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Shokon Rashford: Mësuesi i matematikës më ofendoi në baza racore, kjo është e papranueshme – GazetaBlic

2 min read

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford u ka premtuar fansave të klubit se do të kthehen edhe më të fuqishëm sezonin tjetër.

Manchester United humbi në finalen e Europa League dje nga Villarreal pas ekzekutimit të penalltive (11-10), shkruan GazetaBlic Sport.

Rashford ka thënë se ata kanë gjithçka që u duhet për të garuar në nivelet më të larta dhe se do të kthehen edhe më të fortë për edicionin e ri.

“Ne kemi gjithçka, dëshirën, ambicien, talentin dhe lojtarët për të garuar në nivelin më të lartë. Thjesht duhet t’i tregojmë botës, dhe vetes, se jemi në finale të tilla dhe duhet të fitojmë ndeshje si kjo”, tha fillimisht Rashford.

Ai më pas ka treguar se në drejtim të tij kanë ardhur shumë ofendime me baza racore në Twitter.

“Kam numëruar të paktën 70 sharje racore në llogaritë e mia sociale deri më tani

“Për ata që mundohen të më bëjnë të ndihem më keq sesa unë tashmë jam, paçin fat në tentimet e tyre“, përfundoi sulmuesi i Unitedit.

“Unë jam më i indinjuar që një nga abuzuesit që la një mal me emoji majmunësh në inboxin tim është një mësues i matematikës me një profil të hapur. Ai u mëson fëmijëve!! Dhe e di që ai mund të abuzojë lirisht në mënyrë raciale pa pasoja… ”

/GazetaBlic Sport/

Burimi i lajmit: Gazeta Blic