December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Short interesant në “Roland Garros” – KOHA.net

1 min read

Nuk do të ketë finale të tenistëve më të mirë në botë në garën e “French Open” për këtë vit, e njohur edhe si “Roland Garros”. Kjo për faktin se Roger Federer, Rafael Nadal dhe Novak Gjokoviq, pas shortit të hedhur, kanë qëlluar të gjithë në njërën anë.

Shorti do të thotë se që të tre, të cilët së bashku kanë 58 “grand-slame” të fituara, do të mund të ballafaqohen vetëm deri në gjysmëfinale, dhe jo në finale.

Kjo do të thotë se nuk do të ketë shans as për rimeç ndërmjet Nadalit dhe Gjokoviqit. Spanjolli e mposhti serbin në garën e shtyrë të vitit 2020. Ishte titulli i 13-të për të.

Ata mund të takohen në gjysmëfinale. Ndërkohë, Federeri i cili i ka luajtur vetëm tri ndeshje në 15-të muajt e fundit për shkak të dy operimeve në gju, do të mund të luajë kundër Gjokoviqit në çerekfinale të garës.

Burimi i lajmit: Koha Net