December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Shpallet i pafajshëm nënkryetari i Kamenicës për akuzën “deklarim i rremë i pasurisë” – KOHA.net

1 min read

Nënkryetari i komunës së Kamenicës Faton Jakupi është liruar si i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Gjilanit për veprën penale “mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan Sabit Shkodra i ka konfirmuar Kohës se Gjykata e ka liruar si të pafajshëm Faton Jakupin pasi nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të shpallur aktgjykim dënues ndaj tij.

Jakupi akuzohej se në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, dhe përkundër faktit se ishte i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë të të ardhurave e dhuratave për vitin 2018 në formularin për deklarim të pasurisë në AKK më 22 mars 2019 nuk i ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara, pasi nuk e kishte deklaruar automjetin e tipit Range Rover i cili sipas aktakuzës ishte pronë e tij.

Burimi i lajmit: Koha.net