January 27, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Shpallet i pafajshëm pas 32 vitesh – Kosova Sot

1 min read

Një burrë i dënuar padrejtësisht për vrasje u shpall i pafajshëm dhe u lirua, pasi kaloi 32 vite në burg.

Gilbert Lee Poole Jr, 56 vjeç nuk e ka pranuar asnjëherë vrasjen, për të cilën akuzohej dhe thotë: “Nuk kuptova së çfarë ndodhi në 1988 kur u gjykova  për një vrasje që nuk e kisha e bëra.”

Autoritetet njoftuan se 56 vjeçari ishte i pafajshëm, kur analaizat  e gjakut të gjetur në trupin e viktimës nuk përputheshin me ADN e Poole, raportojnë mediet e huaja.

Poole tha në gjykatë : “Kam kaluar dekada duke mësuar, lexuar dhe studiuar drejtësi. Por asgjë nga ato nuk po funksiononte për mua. Deri sa fillova të besoj në një fuqi hyjnore, te Zoti.”

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot