May 25, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Shqipëria heq detyrimin për mbajtjen e maskave në ambiente të hapura

1 min read

Shqipëria ka lehtësuar disa nga masat kundër përhapjes së Coronavirusit.

Nga 1 qershori kufizimi i lëvizjes do të shtyhet deri në orën 23:00 dhe mbajtja e maskave nuk do të jetë e detyrueshme në ambiente hapura.

“Në 1 qershor të hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambiente të jashtme dhe të hiqet mbajta e maskës në ambiente të hapura. Nga 1 qershori ora policore nga 22:00 do të kalojnë në 23:00.

Nga 15 qershori grumbullimi do lejohet 50 persona në ambientet e jashtme. Nga 1 korriku nëse situata do vijojë e kontrolluar ora policore do shtyhet në orën 24:00”, ka njoftuar zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacoli./Insajderi.com

Burimi nga Insajder