January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Shqipëria lehtëson masat, hiqet maska në ambientet e jashtme

2 min read

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dhënë detaje rreth lehtësimit të masave anti-Covid.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacoli, në mbledhje të këtij komiteti, ka thënë  se nga 1 qershori maskat nuk do të jenë të detyrueshme të mbahen në ambientet e jashtme, ndërsa ora policore nga 22:00 do të kalojë më 1 qershor në 23:00. “Komitet mendon se ka vend për lehtësim të masave, duke filluar nga 1 qershori të hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme, por do vijojë të mbahet në ambientet e brendshme dhe transport publik. Ora policore nga 22:00 do të kalojë më 1 qershor në 23:00”, ka deklaruar Rakacolli.

   

    Këto janë masat që do të lehtësohen

Nga 1 Qershori:

  • hiqet detyrimi per mbajtjen e barrieres mbrojtese ne ambientet e jashtme. Do vijoje te mbetet detyrimi i mbajtjes se maskes ne ambjentet e mbyllura si dhe ne mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskes kudo ku nuk mund te ruhet distancimi sociale si edhe per ata qe ende nuk kane bere dy dozat e vaksines qe konsiderohen persona ne risk.
  • ora policore shtyhet ne oren 23:00 -06:00.

Klubet e nates, diskot, vijojne te mbeten te mbyllura. Muzika do lejohet deri ne oren 22:00.

Nga 15 Qershor:

  • grumbullimet ne ambjentet e jashtme nga 10 persona behen 50 persona, duke respektuar rregullat e distances sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.

Nga 1 Korriku:

  • ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.

Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

  • lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.
  • lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP

Burimi i lajmit: Epoka e Re