January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

SHSKUK: Tollovia para QKUK-së u shkaktua si pasojë e mosrespektimit të termineve

1 min read

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar pas situatës së krijuar këtë të enjte para ambulancave specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njofton Insajderi.

Nga ShSKUK-ja kanë arsyetuar tollovinë e krijuar duke thënë se është shkaktuar si pasojë e mosrespektimit të termineve për kontrolla mjekësore.

“ShSKUK ka angazhuar staf shtesë shëndetësor dhe administrativ për të mbuluar të gjitha kërkesat, prandaj asnjë qytetar nuk do të privohet nga e drejta për të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore-ambulantore”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, nga ky institucion kanë bërë thirrje që të respektohen terminet për kontrolla mjekësore dhe masat kundër përhapjes së Coronavirusit./Insajderi.com

Burimi nga Insajder