May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

ShSKUK: Tollovia te ambulancat specialistike u bë si pasojë e mosrespektimit të terminëve

1 min read

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka sqaruar se situata e krijuar këtë të enjte para ambulancave specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ardhur si pasojë e mos respektimit të termineve për kontrolla mjekësore.

Përmes një njoftimi për medie, SHSKUK-ja ka treguar se ka angazhuar staf shtesë shëndetësor dhe administrativ për të mbuluar të gjitha kërkesat e qytetarëve.

Sqarimi i plotë i ShSKUK-së:

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ju sqaron se situata e krijuar sot para ambulancave specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë ardhur si pasojë e mos respektimit të termineve për kontrolla mjekësore.

SHSKUK ka angazhuar staf shtesë shëndetësor dhe administrativ për të mbuluar të gjitha kërkesat, prandaj asnjë qytetar nuk do të privohet nga e drejta për të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore-ambulantore.

Pavarësisht zvogëlimit të numrit të rasteve me COVID-19, me qëllim të shmangies së situatave të tilla dhe mundësisë së përhapjes së infeksionit, SHSKUK fton të gjithë qytetarët që të respektojnë terminet për kontrolla mjekësore dhe masat anti covid.

Ju lutemi, vendoseni maskën dhe mbajeni distancën!

Burimi i lajmit: Epoka e Re