Skuadrat angleze arrijnë në hotelet e tyre para finales së “Championsit” – KOHA.net
1 min read

Autobusët me lojtarët e Chelseat dhe Manchester Cityt kanë arritur në hotelet e tyre të enjten, para duelit të finales së Ligës së Kampionëve që zhvillohet të shtunën.
Që të dyja ekipet kanë vazhduar përgatitjet për finalen e madhe, para udhëtimit në Porto.
Finalja angleze do të luhet në “Estadio do Dragao”.
16 mijë e 500 shikues do të jenë të pranishëm në stadiumin e Portos për ta përcjellë nga afër finalen e “Championsit”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Burimi i lajmit: Koha Net