May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Solskajer: Të gjithë jemi të dëshpëruar

1 min read

Villarreali është fitues i Ligës së Evropës pas triumfit në një ndeshje “maratonë”, e cila u mbyll vetëm përmes penalltive.

120 minutat përfunduan në barazim 1-1 me gola të shënuar nga Gerard Moreno për spanjollët dhe Edinson Cavani për Manchester United.

Skuadra e Unai Emery u tregua më e ftohtë te penalltitë. Pas plot 21 goditjeve të sakta nga pika e bardhë, erdhi dështimi e ai ishte David de Gea.

Trajneri Ole Gunnar Solskajer ka thënë se Unitedi është dashur ta “vriste” ndeshjen shumë kohë më parë.

“Nuk luajtëm aq mirë siç dimë të luajmë… nuk krijuam shanse të mjaftueshme. Ky është futbolli, ndonjëherë vendos një goditje. Jemi të mërzitur, të dëshpëruar të gjithë”, ka thënë Solskajer.

Burimi i lajmit: Epoka e Re