Solskjaer: Nuk luajtëm mirë, s’patëm sezon të suksesshme

Pritja e Manchester Unitred për një trofe vazhdon edhe pas katër vjetësh.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer u mposhtë 11-10 në penalti në finalen e Ligës së Evropës nga Villareal, ndeshje në të cilën rezultati i rregullt ishte 1:1.

Kur u pyet nëse United ka pasur një sezon të suksesshëm, Solskjaer u përgjigj: “Jo”.

“Ne nuk u paraqitëm, nuk luajtëm aq mirë sa mundnim të bënim. Filluam mirë dhe ata shënuan nga goditja e tyre e vetme në cak por ishte zhgënjyese të pësosh një gol në një lojë të tillë. Ne pranuam golin dhe nuk mund të kontrollonim lojën”, i tha ai BT Sport, transmeton Klankosova.tv.

Penaltia e humbur e David De Gea e dërgoi Unitedin në një humbje dramatike me penalti 11-10 kundër skuadrës së Unai Emery.

United kishte vetëm dy goditje në cak gjatë gjithë ndeshjes.

Kështu, Solskjaer vazhdon të jetë në kërkim të një trofeu me Manchester United.

Burimi i lajmit: Klan Kosova

Author: admin