Sot luhet ndeshja e barazhit mes Dukagjinit dhe Flamurtarit
1 min read
DUKAGJINI – FLAMURTARI

21 May, 2021 @9:27
Sot në kuadër të Ligës së Parë, do të luhet ndeshja e barazhit në mes të Dukagjinit dhe Flamurtarit.
Ndeshja fillon nga ora 15:00 dhe do të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Dukagjini në këtë ndeshje do të jetë pa yllin Mark Milicaj.
Skuadra nga Klina sezonin e përfundoi në pozitën e dytë me 17 fitore, 7 barazime e 3 humbje me 58 pikë, kurse Flamurtari me 14 fitore, 10 barazime e 3 humbje e me 52 pikë.
Burimi i lajmit: FFK