December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Sot merret vendimi për vrasjen e Donjeta Pajazitajt – Çka tha i akuzuari në fjalën përfundimtare – Sinjali

4 min read

Sot në orën 13:00, do të shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt. I akuzuar për vrasje është kushëriri i saj, Naser Pajazitaj. Seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Por, çka kishin
deklaruar në fjalën përfundimtare prokuroria, pala e dëmtuar dhe mbrojtja?

Në fjalën e saj
përfundimtare, prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj kërkoi nga Gjykata Themelore
në Ferizaj, që të akuzuarin ta shpall fajtor dhe ndaj tij të shqiptojë dënim
maksimal.

“Në tërësi mbetem pranë të gjitha pikave të
aktakuzës, Gjykatës i propozoj që ndaj të akuzuarit të jep dënim maksimal, së
pari që ka vrarë një femër, e më pas që vrasja e rëndë ishte kryer në mënyrë
dinake për motive të ulëta”,
ka thënë në fjalën e saj përfundimtare, prokurorja Valbona
Dishaj-Haxhosaj.

Prokurorja tha se
është vërtetuar gjendja faktike dhe se i akuzuari ka kryer veprat penale siç
ngarkohet në aktakuzë.

Pala e dëmtuar në
këtë rast, Shkëlqim Pajazitaj, në fjalën e tij përfundimtare tha se kërkon
kompensim dëmi duke shtuar se e përkrah fjalën e prokurores që i akuzuari të
dënohet me dënim maksimal.

Kurse, mbrojtësi
i të akuzuarit, në fjalën e tij përfundimtare tha se me asnjë provë direkte apo
indirekte nuk është vërtetuar se është kryer kjo vrasje nga i akuzuari Naser
Pajazitaj.

“I nderuar trup
gjykues, në aktakuzë thuhet se i akuzuari e ka marrë tani të ndjerën me veturë,
me asnjë provë nuk është vërtetuar kjo rrethanë”, ka thënë avokati në fjalën e
tij përfundimtare.

Avokati kërkoi
nga gjykata që të mbrojturin e tij ta lirojë nga përgjegjësia penale për këtë
rast.

I akuzuari Naser
Pajazitaj, tha se e mbështetë fjalën e avokatit të tij, ndërsa kundërshtoi
fjalën e prokurores Valbona Dishaj-Haxhosaj.

“Ndjej shumë
keqardhje për atë çka i ka ndodhur familjes Pajazitaj, sikur me më pas ndodh
mua, betohem se nuk kam njohuri dhe as dijeni për vrasjen e asaj vajze”, ka
thënë i akuzuari, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, Gjykata
Themelore në Pejë, në mars të vitit 2018, të akuzuarin Naser Pajazitaj, në
mungesë të provave e kishte liruar nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitaj,
por pas ankesës së prokurorisë, Gjykata e Apelit e kishte kthyer këtë lëndë në
rigjykim.

Pas kthimit në
rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2019 e kishte shpallur
fajtor të akuzuarin dhe e kishte dënuar me burgim të përjetshëm. Ky dënim ishte
vërtetuar pastaj edhe nga Gjykata e Apelit në korrik të vitit 2019.

Por, në nëntor të
vitit 2019, Gjykata Supreme i kishte prishur të dy aktgjykimet e Gjykatës
Themelore në Pejë dhe të Gjykatës së Apelit dhe lëndën e kishte kthyer në
rigjykim.

Pas kthimit të
rastit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë ishte përjashtuar nga ky rast dhe
lënda ishte deleguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, me arsyetimin për të
mënjanuar dyshimet ndaj sistemit të drejtësisë.

Vendimi për
delegimin e lëndës në Ferizaj ishte marrë nga Gjykata e Apelit.

Sipas aktakuzës, Naser
Pajazitaj po akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna e Deçanit,
 në vendin e quajtur te “Kroni i
Lajthisë“, edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë
dhe atë revole të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta
viktimën Donjeta Pajazitajn nga po i njëjti fshat.

“Pajazitaj e ka bërë në atë mënyrë që derisa viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar në punë në këmbë së bashku me axhën e saj dhe kur kanë arritur tek bunari i fshatit janë ndarë, ashtu që viktima ka vazhduar rrugën në drejtim të Strellcit të Epërm dhe kur afrohet përafërsisht 150 metra afër shtëpisë së Nedi Jusaj, aty pari kalon i pandehuri Naser Pajazitaj me veturën e tij të tipit xhip sheroke me ngjyrë të kaltër i cili ndalet e merr viktimën me veturë, e më pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve të Strellcit dhe kur arrin tek “Kroni i Lajthisë” fillimisht e privon me armë duke shtënë dy herë në kokë, e më pas për të humbur gjurmë të njëjtën e mbulon me disa drunjë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse viktima më 27 dhjetor 2015 është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes nga disa kalimtarë të rastit.”

/GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali