May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt

1 min read

Gjykata Themelore në Ferizaj pritet të shpall sot aktgjykimin për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj, njofton Insajderi.

I pandehuri N.P. akuzohet se me datën 09.11.2015 kishte shtënë me armë zjarri drejt të ndjerës Donjeta Pajaziti, e cila ka ndërruar jetë.

E ndjera në atë ditë ishte duke shkuar për në punë.

Kaluan javë të tëra dhe ajo nuk gjendej, derisa në bjeshkët e fshatit Strellc të Deçanit u gjetën mbetje të një trupi.

Pasi u lajmërua policia dhe u bë ekspertiza, u kuptua se mbetjet ishin të vajzës 24 vjeçare që po mungonte prej javësh. /Insajderi.com

Burimi nga Insajder