May 22, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Specialja po ua shkelë të drejtat e njeriut ish-krerëve të UÇK’së

3 min read

Të paraburgosurve në Gjykatën Speciale po u shkelën të drejtat elementare të njeriut. Ky është gjykimi i ekspertëve të drejtësisë nga Kosova, pas refuzimit të Speciales për t’i liruar me kusht ish-komandantet e Ushtrisë Çlirimtare dhe pamundësimit të takimit me familjarë të tyre.

Kanë kaluar tashmë mbi gjashtë muaj që po mbahen në Hagë, ku edhe Gjykata e ka selinë, dhe ende nuk u është lejuar as një vizitë.

Përkundër se arsyetimi i Gjykatës ka qenë që po bëhet për shkak të masave anti-COVID’19, Ali Rexha, avokati dhe ish-prokurori i Prokurorisë së Kosovës, thotë se kjo situatë është “turp për Bashkësinë Evropiane e për standardet e drejtësisë evropiane”.

Edhe avokati i akredituar pranë Dhomave të Specializuara, Taulant Hodaj, pohon se “Gjykata Speciale është e detyruar të zbatojë praktikat e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në lidhje me të drejtat e të paraburgosurve”.

“Nga fillimi i pandemisë ata (Gjykata) i kanë suspenduar këto rregullore për të drejtat e të paraburgosurve për shkak të COVID, por tani nuk janë të justifikueshme këto, institucionet tjera iu kanë përshtatë këtyre rrethanave”, pohon Hodaj.

Edhe për avokatin Ali Rexha, i akredituar po ashtu pranë Dhomave të Specializuara, kjo është një shkelje e rëndë e procedurës së Kodit Penal, “sepse gjashtë të mos lejohet një vizitë e anëtarit të familjes është turp”.

Çfarë është dashur të bëjë Gjykata, sic shpjegon Rexha, është “të gjejë alternativat e përshtatshme që do të mundësonin që të paraburgosurit të gëzojnë të drejtat e tyre”.

“Duke marrë parasysh që të paraburgosurit janë larg vendlindjes, gjykata speciale është dashtë t’i vaksinojë anëtarët e familjes, ose një vizitë në distancë, për shembull 10 metra distancë, është dashtë gjithsesi të mundësohet takimi me anëtaret e familjes”.

As për Hodajn nuk është më “arsyetim pandemia”. “Momentalisht kemi lehtësim të masave, dhe ata duhet të kenë protokolle shtesë, si test Covid-19 ose vaksinim që t’i lejojnë vizitat”.

Avokati Hodaj sqaron edhe më tej me shembull praktik se si është e rregulluar kjo çështje nga mekanizmat ndërkombëtarë të drejtësisë, dhe se sa është i rëndësishëm trajtimi konform normave i të ndaluarve në qendrat e paraburgimit.

“Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka të zhvilluar praktikë në lidhje me trajtimin e të paraburgosurve dhe të drejtat e tyre, aty thotë që: të drejtat e të paraburgosurve nuk duhen të iu ‘mohohen’ ose ‘kufizohen’ në at masë që të paraburgosurve ua bënë të vështirë risocializmin” tha ai.

Një ide se si të detyrohet gjykata ta ndryshojë formën e operimit në raport me të paraburgosurit, e ka thënë Valon Murati, njohës i Konventave të të Drejtave të Njeriut dhe ish-ministër e kryetar i partisë politike Lëvizja për Bashkim.

“Një presion publik në këtë drejtim, besoj se është mjet i duhur”, tha Murati për Albanian Post.

Arrestimet e para nga Gjykata Speciale u bënë në fund të shtatorit, kur në Hagë u dërgua ish-shefi i Inteligjencës së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ish-epror i UÇK-së, Sali Mustafa, mbi të cilin rëndojnë akuza për “krime lufte”, dhe “pjesëmarrje në ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

Pastaj më 25 shtator u arrestuan edhe krerët e Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Ngucati dhe Nasim Haradinaj, me akuzën se zbuluan informacione të cilat janë të mbrojtura me Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Me 5 nëntor u arrestuan edhe anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep selimi.

Për Thaçin dhe Veselin prokuroria pretendon se janë “përgjegjës për afro 100 vrasje”.

Mbi të paraburgosurve rëndojnë akuza për “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe tortura”./Botapress/

Burimi i lajmit: Bota Press